Një person derisa e ka dërguar bashkëshorten e tij në QKMF-Istog është përplasur verbalisht me doktorin i cili nuk i kishte ofruar ndihme mjekësore viktimës, pasi që i njëjti e ka përfunduar orarin e punës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:00 në QKMF, Istog.
Tutje në raport, thuhet se si pasojë e mosmarrëveshjes ka ardhur deri te sulmi nga dy të dyshuarit ndaj doktorit.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ka dërguar viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij në QKMF Istog ka ardhur deri te një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar (doktor), i cili nuk i kishte ofruar ndihme mjekësore viktimës pasi që i njëjti e ka përfunduar orarin e punës. Si pasojë e mosmarrëveshjes ka ardhur deri te sulmi nga dy të dyshuarit ndaj doktorit”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç thuhet në raport, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/