Dinamika në shtëpinë e Big Brother VIP Albania janë bërë më të tensionuara që nga mëngjesi.
Një incidenti mes Gjestit dhe Jozit për disa shapka ka përshkallëzuar në një konflikt të ashpër.
Gjithçka nisi kur Gjesti kërkoi shapkat që po përdorte, të cilat i përkisnin Shkëlzenit, por që Jozi i kishte marrë nga krevati i tij.
Kur Gjesti e kuptoi se shapkat nuk ishin aty ku i kishte lënë, ai iu drejtua Jozit për t’i kërkuar, por kjo e fundit refuzoi t’ia kthente.
I irrituar nga situata, Gjesti reagoi në mënyrë drastike duke marrë të gjithë valixhen e Jozit dhe duke e tërhequr zvarrë deri në oborrin e shtëpisë.
Teksa vepronte kështu, ai i tha Jozit: “Jo të gjitha gjërat, jo ato personale”.
Megjithatë, Gjesti argumentoi se edhe shapkat ishin sende personale dhe vazhdoi të justifikonte veprimin e tij: “Nuk deshe të m’i japësh shapkat. Vetë po më ngucni, o vëlla, unë s’po bëj gjë”.
Ai shtoi se ky nuk ishte incidenti i parë dhe se shpesh herë ai provokohet nga banorët, të cilët i marrin sendet pa leje, duke e detyruar të reagojë në këtë mënyrë.
Ky incident ka shkaktuar një reagim të madh brenda shtëpisë, ndërsa banorët e tjerë po përpiqen të qetësojnë situatën dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. /Telegrafi/