Telegrafi

Nuk humbi vetëm Chelsea nga Barça, edhe tifozët Blu u rrahën me shkopinj gome nga sigurimi i Camp Nout (Foto/Video)

Tifozët e Chelseat janë rrahur nga sigurimi i Camp Nout, pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre në tunelet e stadiumit.

Barcelona mposhti Chelsean me rezultat 3-0 në ndeshjen e dytë të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Kjo fitore bëri që gjiganti katalunas të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Lexo po ashtu Me magjikun Messi në skuadër çdo gjë është më e lehtë: Barça shkon në çerekfinale, Chelesa në shtëpi

Megjithatë, në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou, nuk u ‘trondit’ vetëm Chelsea, por edhe tifozët e tyre e pësuan keq.

Kjo pasi tifozët e Bluve pas disa mosmarrëveshje me sigurimin e stadiumit Camp Nou pësuan rrahje brutale me shkopinj deri sa u zbathën mbrapa.

I gjithë ky konfrontim është incizuar nga disa tifozët të rastësishëm, ku ishin të befasuar me sjelljen e sigurimit.

Videot e kësaj rrahje janë duke bërë gjiron e botës, ndërsa sigurimi i stadiumit ka thënë se ishin të provokuar nga tifozët.

Sigurimi thotë se deri te rrahja e tifozëve erdhi pasi ata provokonin me flamuj spanjollë, ndërsa këndonin “Barcelona do të jetë gjithmonë Spanjë”. /Telegrafi/