Tifozët e Chelseat janë rrahur nga sigurimi i Camp Nout, pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre në tunelet e stadiumit.
Barcelona mposhti Chelsean me rezultat 3-0 në ndeshjen e dytë të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Kjo fitore bëri që gjiganti katalunas të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Megjithatë, në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou, nuk u ‘trondit’ vetëm Chelsea, por edhe tifozët e tyre e pësuan keq.
Kjo pasi tifozët e Bluve pas disa mosmarrëveshje me sigurimin e stadiumit Camp Nou pësuan rrahje brutale me shkopinj deri sa u zbathën mbrapa.
I gjithë ky konfrontim është incizuar nga disa tifozët të rastësishëm, ku ishin të befasuar me sjelljen e sigurimit.
Videot e kësaj rrahje janë duke bërë gjiron e botës, ndërsa sigurimi i stadiumit ka thënë se ishin të provokuar nga tifozët.
Sigurimi thotë se deri te rrahja e tifozëve erdhi pasi ata provokonin me flamuj spanjollë, ndërsa këndonin “Barcelona do të jetë gjithmonë Spanjë”. /Telegrafi/
Disgusting from "security" here in Barcelona. Couldn't wait to get the batons out. Totally unprovoked ! #BARCHE pic.twitter.com/q1v0plZz9T
— Dan ⭐⭐ (@DanielCFC92) March 14, 2018