Telegrafi

Nuk harrohet momenti kur Hulk kishte heshtur tifozët e Benfikës me një ‘raketë’ 108km/h – fyerjet raciste mbaruan aty

Shumë futbollistë nga e mbarë bota vazhdojnë të vënë gjurin në tokë, si shenjë kundër racizmit nëpër botë.

Disa lojtarë në muajt e fundit janë fyer në baza racore nëpër llogaritë e tyre në rrjetet sociale, e kjo bëri që Thierry Henry të largohet nga to, derisa situata të përmirësohet.

Por, janë disa momente kur lojtarët që u fyen në baza racore, kanë arritur t’i heshtin tifozët kundërshtar me super gola.

Lexo po ashtu Hulk rikthehet në futbollin brazilian në mënyrën siç di vetëm ai

Një moment i tillë është edhe ai i Hulk ndaj Benfikës kur po luante te Porto. Sulmuesi brazilian kishte lëshuar një ‘raketë’ në drejtim të portës kundërshtare, derisa topi kishte kapur shpejtësinë e 108km/h.

Kjo perlë e Hulk kishte heshtur tifozët e Benfikës, që nuk iu besonin syve se çfarë kishin parë në derbin e superligës portugeze. /Telegrafi/