Site icon Telegrafi

Nuk gabon Juve, vazhdon drejt titullit të radhës (Video)

Juventusi ka fituar ndaj Palermos në Serie A me rezultat 4-0.

Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë duke treguar se qëllimi i vetëm i tyre është fitorja.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e dhjetë nga Sami Khedira, pas një asistimi na Paul Pogba dhe me rezultatin 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Ndërkohë në minutën e 71-të, Pogba gjeti edhe rrugën drejt golit duke ngritur epërsinë e Juventusit në 2-0.

Kurse goli i qetësisë erdhi nga mesfushori kolumbian, Juan Cuadrado në minutën e 74. Goli i fundit në këtë takim erdhi në minutën e 90-të nga Simone Padoin.

Pas kësaj fitore Juve ka 79 pikë, apo nëntë më shumë se Napoli në vendin e dytë, kurse Palermo mban vendin e 18 me 28 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër është ndaj Lazios. /Telegrafi/

Exit mobile version