Site icon Telegrafi

Nuk gabon Juve ndaj Hellas Veronas, vazhdon ndjekjen e Napolit (Video)

VERONA, ITALY - DECEMBER 30: Blaise Matuidi of Juventus celebrates after scoring his opening goal during the serie A match between Hellas Verona FC and Juventus at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on December 30, 2017 in Verona, Italy. (Photo by Dino Panato/Getty Images)

Juventusi ka fituar me rezultat 1-3 në Serie A ndaj Hellas Veronas.

Zonja e Vjetër ishte dukshëm më e mirë dhe në fund e mbylli vitin 2017 ashtu siç i shkon për shtati një kampioni.

Gonzalo Higuain gjatë një aksioni për të shënuar gol (Getty Images)

Goli i parë në takim erdhi nga Blaise Matuidi në minutën e gjashtë dhe pastaj Gonzalo Higuain rrezikoi në dy raste dhe me rezultatin 0-0 përfundoi pjesa e parë.

Festa e Martin Caceres te goli (Getty Images)

Në minutën e 59-të rezultati u barazua me anë të Martin Caceres, por me këtë rezultat nuk u pajtua Paulo Dybala.

Argjentinasi shënoi fillimisht në minutën e 72-të dhe pastaj në minutën e 78-të.

Paulo Dybala tregoi se meriton një vend në formacionin bazë (Getty Images)

Pas kësaj fitore Juve renditet në vendin e dytë me 47 pikë, një më pak se Napoli, ndërsa Verona vazhdon ne pozitën e 19-të me 13 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër është ndaj Cagliarit, kurse Hellas luan kundër Napolit. /Telegrafi/

Exit mobile version