Telegrafi

“Nuk fjeta gjatë tërë natës”

Qendërmbrojtësi i Interit, Juan Jesus, ka thënë sot se nuk ka fjetur gjatë tërë natën pas ndeshjes me Juventusin në Coppa Italia.

Kapiteni i Interit për këtë ndeshje Juan Jesus, luajti mjaftë mirë duke i ndihmuar skuadrës së tij të shënojë fitore me rezultat 3-0.

Ai ka thënë se nuk fjeti tërë natën pas ndeshjes me Juventusin në Coppa Italia.

Qendërmbrojtësi i Interit vuante ende nga adrenalina e fitores 3-0, që në fund u përcoll me humbje pas penalltive pas rezultatit të përgjithshëm 3-3.

“Nuk kam fjetur tërë natën, kisha ende adrenalinën e ndeshjes”.

“Por, jemi të kënaqur sepse Juventus është gjithmonë skuadër e vështirë për ta mposhtur”.

“Kemi zhvilluar një ndeshje të madhe, askush nuk ka pritur që pas humbjes 3-0 të rikthehemi në garë për kualifikim në finale”, u shpreh Jesus.