Site icon Telegrafi

“Nuk është vetëm Roma konkurrente për titull”

Daniele Rugani ka folur në lidhje me konkurrentet e Juventusit për titullin e Serie A.

Sipas mbrojtësi italian, ‘Zonja e Vjetër’ e  ka Romën si kundërshtarin kryesor këtë sezon në Itali, por nuk bën të anashkalohet as Napoli dhe Milani që po bëjnë mirë në këtë kampionat.

“Pas ndeshjeve ndërkombëtare ka gjithmonë pak lodhje. Ne duhet të jemi të përqendruar dhe absolutisht nuk mund të mendojmë për Sevillan. Duhet të mendojmë për tre pikët e rëndësishme kundër Pescaras, për shkak se Roma janë vetëm katër pikë prapa”, ka thënë Rugani për Sky, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Strootman: Roma e do ‘tripletën’

“Sezonin e kaluar na treguan se edhe ata që janë larg mund të ri-hyjnë në garë siç bënë vitin e kaluar. Pra, në këtë moment ne nuk mund të flasim vetëm për Romën, ka edhe shumë sfidues të tjerë”.

“Roma kanë patjetër më shumë gjasa në këtë pikë, por Napoli dhe Milan janë duke bërë shumë mirë. Ka një rrugë të gjatë për të shkuar, kështu që sipas mendimit tim është ende herët”, përfundoi mbrojtësi italian. /Telegrafi/

Exit mobile version