Telegrafi

Nuk është shaka – gjeli po terrorizon banorët në një lagje të New York-ut, së fundmi sulmoi një burrë duke ia gjakosur dorën

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një burri në lagjen Queens të New York-ut, pasi gjatë rrugës për në punë ai u sulmua nga një gjel.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjeli e la atë të gjakosur dhe të shqetësuar për sigurinë e fqinjëve të tij.

“Si zakonisht po ecja për të shkuar drejt stacionit për në punë dhe ndjeva një çukitje në dorën time të majtë”, tha Leon Suseran.

“Kjo gjë po vazhdonte aq keq… gjaku po buronte”, u shpreh ai.

Armiku me pupla i Suseran nuk është ndonjë gjel i zakonshëm. Ai tashmë ka reputacion në lagje.

 

“Është një gjel i madh, nuk është si gjelat e tjerë, fakti që tani po sulmon njerëzit”, ka deklarua një fqinj.

Ata që jetojnë në zonë thanë se gjeli dhe një grup pulash kanë vite që bredhin në zonën rreth Rrugës 169 në Xhamajka, duke terrorizuar njerëzit.

Është e vështirë të mos qeshësh me idenë se njerëzit tani duhet të mbajnë sytë hapur prej gjelit sulmues në rrugët e qytetit të New York-ut. Por kushdo që jeton në zonë thotë se nuk është shaka. /Telegrafi/