Site icon Telegrafi

Nuk është as në planet e Flick, Barcelona i vendos çmimin e largimit Ansu Fatit

Ansu Fati është rikthyer te Barcelona pas huazimit të pasuksesshëm në Angli te Brightoni.

Megjithatë rikthimi i tij në Kataluni është i përkohshëm, pasi lojtari nuk pritet të mbetet edhe gjatë te Barça.

Edhe pse pritej që trajneri Hansi-Flick t’i japë hapësira, një gjë e tillë nuk do të ndodhë me gjermanin që tanimë i ka bërë të qartë sulmuesit anësorë se nuk llogarit në shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Klubi po mendon shitjen e tij, por Ansu Fati ka të tjera plane me Barcelonën

Sipas asaj që ka raportuar Mundo Deportivo, bordi i Barcelonës ka vendosur që Ansu Fati të largohet nga Camp Nou për shumën e 40 milionë eurove.

Skuadra nga liga të ndryshme evropiane janë të vëmendshme ndaj situatës së tij, duke e ditur se një investim te Fati mund të rezultojë në një pasuri të vlefshme në planin afatmesëm dhe afatgjatë.

Lexo po ashtu Barcelona është gati të ofrojë një talent të madh te Leverkuseni për Frimpong

21-vjeçari dështoi te Brighton, pasi në 27 ndeshje zyrtare në të gjitha garat shënoi vetëm katër gola dhe asistoi në një tjetër.

Sevilla dhe Valencia duan ta mbajnë Fatin në La Liga, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që lojtari të lëvizë edhe në Arabinë Saudite ku ka disa oferta shumë të vlefshme financiare. /Telegrafi/

Exit mobile version