Site icon Telegrafi

Nuk është ndeshje futbolli, por Dua Lipa – plot 13 mijë njerëz për yllin tonë në Glasgow

Dua Lipa ka vazhduar me turneun e saj në Britaninë e Madhe, e ashtu siç është paralajmëruar të gjitha biletat ishin të shitura për koncertin i cili është mbajtur stadium në Glasgow të Skocisë.

Pasi shkëlqeu në Irlandë, Dua Lipa vazhdoi me performancat e saj epike në kryeqytetin skocez.

Dua duke performuar, Foto: Instagram

Dikush do të mendonte se bëhej fjalë për një ndeshje futbolli, por jo, ishte Dua Lipa e cila tërhoqi plot 13 mijë adhurues në performancën e saj.

Vet këngëtarja u befasua me këtë numër, pasi përbën arritje të jashtëzakonshme në karrierën e saj.

Dua pati paraqitje impresive skenike, Foto: Instagram

“Faleminderit Glasgoë. Nuk mund të besoj se për gjashtë muaj nga një koncert në akademinë O2 kemi kaluar në një stadium me 13 mijë njerëz. ËNDRRA”, u shpreh Dua në postimin e saj në Instagram.

Dua u shfaq me flokë më të shkurtëra kësaj radhe, me sutjena të kaltra dhe pantollona të errëta, teksa shihet e mbuluar me veshje të gjatë.

Dua kishte dukje impresive gjatë performimit, Foto: Instagram.

Këngëtarja performoi një set të gjatë të këngëve të saj në një produksion fantastik në përkrahje të saj.

Bukuroshja mbylli koncertin e saj duke përshëndetur adhuruesit të pranishëm në këtë stadium.

Ajo do të vazhdojë serinë e performancave në Britaninë e Madhe me një sërë koncertesh në Londër, Mançester dhe Birmingham.

Dua Lipa po punon dhe në lansimin e projekteve tjera, ku është mysafire e artistëve tjerë, pasi ajo ka akumuluar gjithë suksesin e albumit të saj me dy çmime në Brit Awards. /Telegrafi/

Exit mobile version