Këngëtari Besart Halimi ka qenë këtë javë shumë i përfolur në media.
U përfol se ai dhe bashkëshortja e tij i dhanë fund martesës, e krejt ky aludim nisi ngase dyshja nuk ndiqnin më njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Por, i ftuar në “Prive”, këngëtari Halimi ka mohuar gjithçka, duke thënë se një lajm i tillë nuk është i vërtetë.
Sipas tij, kriza ka në çdo çift, por kjo nuk do të thotë se çdo gjë rezulton me ndarjes, dhe se mes tij dhe bashkëshortes së tij ekziston një raport shumë i mirë.
I pyetur se pse vendosën ta largojnë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, Besarti shpjegoi se dyshja nuk janë shumë aktivë në to, dhe janë mjaft të rezervuar sa i përket postimeve të përbashkëta.
Këngëtari po ashtu tregoi se ka dy llogari në Instagram – një që e përdor si ‘fan page’ për promovimin e tij si këngëtar, dhe një tjetër personal, në të cilin ndjek dhe ndiqet nga rrethi i afërt i tij.
Ai tha se në njëri Instagram nuk e ka ndjekur gruan e tij deri më tani, pasi e ka ndjekur nga Instagrami tjetër, por për t’ua dëshmuar të gjithëve, Besarti i bëri “follow” bashkëshortes live në intervistë, edhe nga Instagrami tjetër.
Tutje, ai u shpreh se i vjen keq për gjithë këtë rrëmujë mediatike të shkaktuar, e ndërsa thotë se ndjehet më se i lumtur në krahët e bashkëshortes, dhe vajzës së tyre, Kaia. /Telegrafi/