Telegrafi

“Nuk është faji i tij” – Tchouameni i del në mbrojtje Gavit mes akuzave se mesfushori i Barcelonës i theu këmbën

Mesfushori i Real Madridit, Aurelian Tchouameni ka dalur në mbrojtje të mesfushorit të Barcelonës, Gavi, pasi një burim pretendoi se spanjolli e kishte lënduar qëllimshëm atë.

Në videon e publikuar shihej Gavi duke bërë një ndërhyrje të ‘ashpër’ ndaj mesfushorit francez, i cili tashmë është konfirmuar se do të jetë jashtë fushave për dy muaj pasi pësoi një thyerje në këmbën e majtë.

Dyshja në fjalë patën një duel në pjesën e dytë ku Tchouameni u mundua të neutralizoj të riun e Barcelonës.

Tchouameni tani ka hedhur poshtë pretendimet dhe ka zbuluar se lëndimi i tij ka ndodhur në të vërtetë në pjesën e parë dhe se lëndimi nuk ka ardhur për shkak të Gavit.

Tchouameni ka të ngjarë të rikthehet në fund të muajit dhjetor. Deri atëherë, Carlo Ancelotti ka vetëm një mesfushor defanziv në dispozicion dhe ai është Eduardo Camavinga.

https://twitter.com/RkFutbol/status/1718929605090783235

Real Madridi do të rikthehet në aksion të dielën, ku do të jetë nikoqir i Rayo Vallecanos në “Santiago Bernabeu”./Telegrafi/