Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka kritikuar Real Madridin për publikimin e një videoje me gabimet e gjyqtarit Jose Maria Sanchez Martinez i cili është caktuar për të ndarë drejtësinë në ‘El Clasico’.
Para përballjes së nesërme (e shtunë), Real Madrid TV ka publikuar një tjetër video që kritikon gjyqtarët dhe kësaj radhe ishte koha për Martinez.
Ky klip tregonte ‘gabimet’ e dyshuara që ky gjyqtar i ka bërë në dëm të Real Madridit. Tani, Flick ka thënë se kjo ‘nuk është e drejtë’ dhe se ai asnjëherë nuk ka pasur probleme me gjyqtarët dhe ekipi i tij nuk mund të merret me këso lloj gjërash.
“Nuk e dija për videot e Real Madrid TV, nuk është e drejtë që kjo po ndodhë. Gjyqtarët kanë një punë shumë të vështirë dhe detyra ime është që t’i përgatisë lojtarët”.
“Unë kam shumë eksperiencë dhe kurrë nuk kam pasur problem me gjyqtarët. I kam thënë ekipit në fillim të sezonit se fokusi duhet të jetë tek performanca, jo tek gjyqtarët”.
“Ne nuk mund të humbasim kohë me këto lloj gjërash, por me energji të plotë dhe me fokus tek performanca jonë”, ka thënë Flick.
Real Madridi do të jetë nikoqir i Barcelonës në betejën e vendit të dytë dhe të parë në La Liga, me blaugranasit që mbajnë primatin me tri pikë më shumë se madrilenët pas 10 ndeshjeve të para./Telegrafi/