Telegrafi

“Nuk është asgjë pa njerëzit e saj”: A po paralajmëron edhe Mira Murati, largim nga OpenAI?

Shefja e Teknologjisë e OpenAI dhe ish-CEO e përkohshme e kompanisë, Mira Murati tha të hënën se kompania kryesore e Inteligjencës Artificiale nuk është “asgjë” pa njerëzit e saj.

Në fakt, siç vënë në pah mediat botërore, përcjell Telegrafi, disa njerëz kryesorë në kompani ndanë postimin e një në X (ish-Twitter), menjëherë pasi Microsoft njoftoi formimin e një ekipi të ri kërkimor të avancuar të AI që do të udhëhiqet nga Sam Altman, CEO i OpenAI i larguar së fundi dhe Greg Brockman, ish-president dhe bashkëthemelues i kompanisë.

“OpenAI nuk është asgjë pa njerëzit e saj”, shkroi Murati në X.

Asaj iu bashkuan figura të tjera të larta në kompani si Brad Lightcap dhe Jason Kwoon, ndër të tjera.

Dhe Altman i është përgjigjur shumicës së ish-kolegëve të tij me një “ikonë zemre”.

Ndryshe, bordi i OpenAI shkarkoi Altman të premten, me mediat amerikane që përmendin shqetësimet se Altman po nënvlerësonte rreziqet e teknologjisë së saj dhe po e largonte kompaninë nga misioni i saj i deklaruar – pretendime që pasardhësi i tij si CEO i ka mohuar.

Altman fitoi famë me lansimin e chatbot-it të tij të inteligjencës artificiale (AI) vitin e kaluar, i cili ndezi një garë për të avancuar kërkimin dhe zhvillimin e AI, si dhe nxiti miliarda investime në këtë sektor. /Telegrafi/