Telegrafi

Nuk është më Amsterdami, pas gjashtë vitesh një qytet tjetër ia merr titullin për më atraktivin në Evropë

(Foto: Getty Images)

Pas disa vitesh, Amsterdami është hequr nga kreu i listës së qyteteve më tërheqëse evropiane. Gjegjësisht, hulumtimi i Deloitte tregoi se tani Londra është qyteti më tërheqës evropian për investime në hotele.

Lisbona është në vendin e dytë, ndërsa Amsterdami – i cili është në vendin e parë që nga viti 2017 – tani ka rënë në vendin e tretë.

Pothuajse tre të katërtat e të anketuarve (73 për qind) thanë se ishin optimistë për të ardhmen afatgjatë të tregut të hoteleve në Mbretërinë e Bashkuar (që shënon rritje krahasuar me 66 për qind nga viti i kaluar).

(Foto: Deloitte)

“Është qetësuese të shohësh Londrën duke u ngjitur sërish në renditje dhe ndoshta nuk është befasuese të shohësh hapje të reja hotelesh duke pasur parasysh se kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar është gjithashtu një qendër për turizmin”, ka thënë kreu i hotelerisë së Deloitte, Andreas Scriven.

Lexo po ashtu Lista e qyteteve me njerëzit më miqësorë në Evropë

“Në mënyrë që Londra të mbetet tërheqëse për investitorët e hoteleve, industria do të duhet të adresojë shqetësimet në lidhje me potencialin për stimuj çmimesh në dritën e presioneve inflacioniste”, ka shtuar ai.


Top-10 qytetet evropiane më tërheqëse për investime në hotele në vitin 2024:

Londra
Lisbona
Amsterdami
Parisi
Madridi
Barcelona
Roma
Dublini
Milano
Edinburgu


/Telegrafi/