Site icon Telegrafi

“Nuk ekziston në botë shoqe më e mirë se motra”, Adelina dhe Ema me urime të përzemërta për ditëlindjen e Zanfinës

Foto: Adelina Ismaili/Instagram

Këngëtarja e njohur Zanfina Ismaili feston sot (e enjte) ditëlindjen e saj të 32-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj.

Këngëtarja Zanfina Ismaili feston ditëlindjen e 32-të (Foto: Zanfina Ismaili/Instagram)

Në nga urimet më të përzemërta, këngëtarja e ka marrë nga motra e saj e madhe, këngëtarja e njohur Adelina Ismaili.

Kjo e fundit, ka publikuar një fotografi të motrës së saj në rrjetin social Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar një urim të sinqertë për Zanfinën.

Lexo po ashtu Adelina Ismaili nis pushimet, publikon një imazh me bikini duke vënë në pah linjat atraktive

‘’Vajza ime është zyrtarisht juriste e diplomuar sot. Shumë krenare me ty Zani. Urime ditëlindjen princesha ime. Më ke bërë motrën më të lumtur. Të dua…”, janë fjalët e Adelinës në Instagram.

Ndërkohë, Zanfina arriti të marrë urime edhe nga motra e mesme, Ema, e cila ka shkruar plot fjalë zemre për motrën e vogël në Instagram.

“Nuk ekziston në botë shoqe më e mirë se motra. Mos të kishe ekzistuar, ishte dashur me të shpik. Faleminderit për krejt çka bon për mu”, ka shkruar Ema.

Ndryshe, Zanfina është ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, ndonëse tash e sa kohë ajo nuk është aktive me projekte të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version