E vërteta e hidhur, është se irritimin e syve, e shkakton urina dhe djersa që ndodhet në ujin e pishinës publike, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi që është bërë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nga Uji, pretendon se klori vetëm se e pastron ujin.
“Djersa dhe urina e tepërt nëpër pishina publike, nuk mund të pastrohen nga klori, e si pasojë e kësaj, shfrytëzuesit i kanë sytë e infektuar” ka thënë Dr Michael J. Beach nga organizata që e ka bërë hulumtimin.
CDC paralajmëron se ekziston një parazit që transmetohet me diarrenë dhe se është imun ndaj klorit, prandaj është e rëndësishme të laheni para se të zhyteni në ujin e pishinave.
Dhe ju lutemi, kryeni nevojat personale para se të hyni në pishinë, jo gjatë notimit!
/Telegrafi/