Real Madridi ka barazuar në shtëpi ndaj Sevillës me rezultat 2-2 në kuadër të javës 35-të në La Liga.
Ishte minuta e 12-të, kur Los Blancos tundën rrjetën për herë të parë me anë të Karim Benzemas, por ajo u anulua për pozitë jashtë loje nga VAR-i.
Por, Sevilla arriti të kalojë e para në epërsi me golin e Fernandos në minutën e 22-të, nga një asistim i Ivan Rakitic.
EU TE AMO, FERNANDO 🇧🇷 pic.twitter.com/HZOgAWKMSg
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) May 9, 2021
Në 45 minutat e dytë, ishte një ndeshje me ritëm edhe më të lartë, derisa u shënuan edhe tre gola të tjerë.
Fillimisht, në minutën e 67-të, Marco Asensio shënoi nga një asistim i Toni Kroos, për t’i barazuar shifrat në 1-1.
67' | 1-1 | ¡GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL de @marcoasensio10! #FIFA21 | #RealMadridSevillaFC pic.twitter.com/I5ErV0ktO8
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 9, 2021
Por, Sevilla e riktheu epërsinë me golin e shënuar nga Rakitic (78′) nga penalltia.
Los Blancos nuk ndaluan deri në fund, duke i barazuar shifrat në 2-2, me anë të Eden Hazard në minutën e 90+4′.
Pas javës së 35-të, Real Madridi nuk e shfrytëzoi barazimin e Atletico Madridit me Barcelonën, duke qëndruar aktualisht në vendin tretë me 75 pikë, aq sa kanë edhe katalunasit dhe dy më pak se rivali lokal. /Telegrafi/