Site icon Telegrafi

“Nuk e shesim Kietan te Juventusi për ato para sa kanë ofruar ata”

Claudio Lotito ka thënë se Lazio ka refuzuar Napolin dhe Milanin për Keita Balde Diao, ndërsa thotë se Juventusit nuk i shet për shifrën e 30 milionë eurove. 

Biancocelestet kanë vetëm edhe një vit kontratë me lojtarin dhe Juve e di këtë gjë për atë nuk po ofron më shumë.

“A e keni refuzuar Milanin? Nuk kanë qenë vetëm Rossonerët,kam refuzuar edhe klube të tjera si Napoli dhe klube angleze”.

“I kemi ofruar top kontratë Keitas, vetëm dy lojtarë kanë kontratë si ai”.

“Juventusi? Jo me çmimin që duna ata. Ata kanë ofruar 30 milionë euro, dhe nuk duan të ngjiten më shumë se aq”, ka thënë Lotito.  /Telegrafi/

Exit mobile version