Site icon Telegrafi

Nuk e respektoi vendimin e Qeverisë për masat anti-COVID, hapet rast ndaj të dyshuarit në Dubovë të madhe të Pejës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka inicuar rast ndaj një të dyshuari në Dubovë të madhe të Pejës, i cili nuk ka respketuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat anti-COVID.

Policia nuk ka dhënë shumë detaje në raportin 24-orësh, por është bërë e ditur se rasti ështrë inicuar ndaj një mashkulli kosovar, për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë”.

“Fsh. Dubovë e madhe, Pejë 25.08.2021 – 17:40. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar i është inicuar rast, pasi që nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version