Teksa Lojërat Olimpike po bëhen gjithnjë e më interesante pasi garat po shkojnë drejt finaleve, një episod jo i bukur është shënuar në boks.
Pas duelit midis boksierit që përfaqëson Britaninë, Frazer Clarke, dhe atij francez Murad Aliev, ky i fundit nuk ka pranuar humbjen.
Përveç kësaj ai bëri një sjellje aspak sportive, duke u nxehur me arbitrin e më pas duke goditur me grusht kamerën.
Aliev u nxeh pas vendimit për diskualifikim nga gjyqtari, pasi dha disa grushte që në sportin e boksit nuk lejohen.
Si të mos mjaftonte kjo, Aliev, pasi arbitri i ngriti dorën lart Clarke, u drejtua nga kamera duke e goditur disa herë me grushte.
“Të gjithë e panë që unë isha fitues i kësaj ndeshje,” shprehej vazhdimisht ai, i zhgënjyer nga largimi nga Olimpiada në këtë mënyrë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MSolyKow8Dk