Granit Xhaka ka qenë me disponim të mirë pas ndeshjes, edhe pse në minutën e 60-të kur u zëvendësua, disponimi nuk ishte i tillë.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, zhvilloi ndeshjen 100-të për ekipin helvetik dhe ishte paraqitje speciale për të ndaj Kosovës.
Ai nervozizmin e atij momenti e lidh me karakterin e tij, pasi dëshiron të luajë gjithmonë, duke mos dashur të shtojë më shumë.
“Kam një karakter që dua të luaj më shumë në fushë, por kjo po bëhet gjithmonë çështje e madhe kur Graniti bën diçka dhe nuk dua ta zgjasë më shumë”, ka thënë shkurt ai.
Xhaka për ndeshjen e vlerësoi Kosovën lartë dhe talentët që ka, duke thënë se është në rrugën e duhur. /Telegrafi/