Premiera e filmit “Delegacioni” në Shqipëri, u shndërrua në një skenë fyese për Ndriçim Xhepën, që ka ndër rolet kryesore në këtë film. Edhe pse i prezantua, ai nuk lejohej të hynte brenda gjë që ka ngjallur irritimin e tij.
Xhepa ka dalë jashtë i fyer. Me këtë rast, kanë dalë menjëherë Agron Domi – organizator i Festivalit të Filmit në Tiranë – dhe kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë., Ilir Butka që i kërkonin Xhepës të hynte në sallë.
“Nuk hyj brenda se nuk kam biletë. E kam parë filmin tre herë, nuk dua ta shoh më. Do rri jashtë të pi një kafe”, ka thënë ai, teksa lëshon pe pas shumë lutjeve.