Site icon Telegrafi

Nuk e ndihmoi mikun kur u rrëzua shkallëve, por vetë e pësoi më keq (Foto/Video)

Një i ri ishte shumë i zënë me telefon për ta ndihmuar mikun i cili rrëshqet dhe rrëzohet shkallëve, por ende pa kaluar 30 sekonda i njëjti fat e priti edhe atë.

Videoja gazmore e cila është postuar në internet, shfaq momentin kur dy të rinj të pafat, rrëzohen shkallëve në qytetin kinez Tai’an, transmeton Telegrafi.

Por është interesant fakti se si derisa i pari rrëzohet shkallëve, miku i tij as që e lëvizi kokën për të shikuar se çfarë ndodhi me të, pasi ishte i zënë me telefonin që e mbante në duar.

Ky veprim me sa duket i kushtoi shtrenjtë, pasi ende pa kaluar 30 sekonda i njëjti fat e priti edhe të riun tjetër i cili rrëzohet në po të njëjtën mënyrë sikurse miku i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version