Ky është momenti kur një klient i cili nuk është lejuar të futet në një klub të natës nga anëtarët e sigurimit, i vërsulet me një thikë gjigante sigurimit para derës – duke ua bërë me dije se “do ta paguajnë”.
Arvin Ramchurn, 42-vjeç ka ndjekur me thikë në dorë anëtarin e sigurisë në klubin e natës në Southampton të Anglisë, Colin Edwards, i cili vraponte me tërë forcën për t’i shpëtuar më të keqes, transmeton Telegrafi.
Videoja është publikuar gjatë seancës dëgjimore, ku prokurori Simon Foster ka deklaruar se Ramchurn kishte reaguar në mënyrën më agresive, duke iu vërsulur me thikë 43-vjeçarit Edwards i cili nuk e kishte lënë të futet brenda lokalit.
Gjithçka ndodhi kur në tentimin e parë iu mohua e drejta që të futet brenda dhe pas më shumë se gjysme ore u rikthye – por kësaj radhe për t’u hakmarrë me një thikë në dorë.
Me të njoftuar policia, ai ka përfunduar në pranga, ndërsa Edwards për fat të mirë nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz që do t’ia rrezikonte jetën.
Ramchurn është shpallur fajtor për sulm fizik dhe rrezikim të jetës së të tjerëve që ishin në lokal. /Telegrafi/