Site icon Telegrafi

Nuk e lejojnë të futet në lokal pa maskë, zhvesh pantallonat dhe brekët i vendosë në fytyrë – ukrainasja çudit punonjësen e postës

Një grua kishte “zbuluar” një metodë për t’u futur në lokal, kur e kuptoi se nuk do ta lënë brenda pa maskë mbrojtëse të cilën nuk e kishte me vete.

Punonjësja e një poste në Ukrainë i kishte thënë kësaj gruaje se nuk mund të futet brenda pa maskë mbrojtëse, por ajo pa u menduar dy herë zhveshi pantallonat dhe brekët që i kishte veshur i vendosi në fytyrë si “maskë”, transmeton Telegrafi.

Kjo grua e paidentifikuar është filmuar nga kamerat e sigurisë në “Nova Poshta” në Ukrainë. Mediat lokale raportojnë se në Ukrainë nuk lejohet futja brenda lokaleve pa maskë mbrojtëse, pas masave lehtësuese të pandemisë.

E ajo ishte e etur që të kryej punë, dhe kështu vendosi t’i zhvesh pantallonat dhe t’i vendosë në fytyrë brekët që do t’i shërbenin si “maskë”. /Telegrafi/

Exit mobile version