Telegrafi

Nuk e kthyen veturën me qira, tre të arrestuar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se të martën në Ferizaj janë arrestuar tre të dyshuar, pasi më 30 prill të këtij viti kanë marrë një veturë me qira në “Rent a Car-RT” dhe nuk e kanë kthyer më.

Ata veturën e kanë dërguar jashtë shtetit.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.