Site icon Telegrafi

U përfol për një romancë me reperin gjerman, Sara Hoxha tregon se si qëndron e vërteta

Sara Hoxha (Foto: Top Channel)

Sara Hoxha, një figurë e njohur në botën e medias dhe të biznesit si dhe fituese e spektaklit “Dancing with the Stars” në Shqipëri, ka sqaruar një raportim që së fundmi që ka tërhequr vëmendjen e tabloideve dhe fansave.

Thashethemet filluan të përfliten nga një fotografi e saj me reperin gjerman Luciano, i njohur ndryshe si “Loco”, e cila u përhap shpejt në media sociale dhe portale lajmesh.

Sara ka mohuar të gjitha spekulimet për një lidhje të mundshme me artistin gjerman, duke theksuar se mes tyre ekziston vetëm një lidhje miqësore.

Sara Hoxha (Foto: Top Channel)

Duke folur për historinë prapa fotografisë së famshme, Sara shpjegon se ajo ishte thjesht pjesë e një festimi ditëlindje për një mikun e saj të ngushtë – të cilin e njeh prej kohësh, bashkë me të afërmit dhe miqtë e saj.

“Së fundmi kanë shkruar shumë lajme të pavërteta. Kam qenë te ditëlindja e një shokut tim, është këngëtar i famshëm në Gjermani. E njohim familjarisht, siç e njoh unë, e njeh dhe Ledri, Dhurata, jemi shumë miq. Qëlloi që na bëri gëzuar dhe erdhi afër meje, u bë lajm me komente të tmerrshme dhe nuk më vinte mirë”, tha Sara, duke treguar se si nje moment i thjeshtë shoqëror u keqinterpretua duke krijuar një skandal të pavend.

Ajo pohoi më tej se komentet negative dhe raportimet mediatike të pasakta kanë qenë të pakëndshme për të dhe të tjerët e përfshirë në situatë. /Telegrafi/

Exit mobile version