Telegrafi

Nuk e keni idenë se çfarë grumbullohet në radiator dhe më pas atë e thithni!

shutterstock

Pastrojeni me ujë dhe me një përbërës – do të duket si i ri!

Para se të fillojnë të punojnë me kapacitet të plotë, radiatorët duhet t’i pastroni. Ja se si!

Në radiatorë me kalimin e kohës grumbullohen papastërtitë dhe pluhuri, të cilët gjatë lirimit të ngrohjes ne i thithim, transmeton Telegrafi.

Derisa papastërtitë nga jashtë mund t’i eliminojmë thjesht duke i fshirë me leckë, ato brenda është paksa më e vështirë të eliminohen.

Një vajzë në Tik-Tok ka zbuluar idenë me të cilën do të eliminoni gjithë papastërtitë dhe pluhurin e mbetur dhe me atë rast shtëpia do të ketë aromë të mrekullueshme. Ju duhen vetëm disa gjëra – një leckë, një furçë, ujë dhe zbutës pëlhure.

Para se të filloni pastrimin e pjesës së brendshme, sigurohuni që të fshini shtresat sipërfaqësore me një leckë të lagur. Më pas, hiqni mbulesën e sipërfaqes nga radiatori dhe me ndihmën e një furçe të gjatë, si për shembull për pjatat ose për shkëlqimin e këpucëve, pastroni pjesën e brendshme të radiatorit. Hapi tjetër është të shpërndani zbutësin e rrobave në ujë të ngrohtë. Paraprakisht, sigurohuni që të vendosni ose një leckë më të trashë ose një enë në të cilën uji i mbetur do të mbahet nën radiator. Më pas hidhni gradualisht ujin e përzier me zbutësin në radiator.

Në këtë mënyrë, të gjitha papastërtitë e akumuluara duhet të zhduken sikur të ishin marrë me dorë! Gjithashtu, shmangni përzierjen e përbërësve të tjerë me ujë të nxehtë, si për shembull një agjent antibakterial, sepse ekziston mundësia që kimikatet prej tij të reagojnë me nxehtësinë dhe madje të jetë i mundur një shpërthim.

Shikoni videon ku shpjegohet gjithçka në detaje:

 #cleanwithme #cleaningmotivation #choresinthishouse #chores #astonish #windowlene #bloo ♬ House Work – Jax Jones

/Telegrafi/