Site icon Telegrafi

“Nuk e ke larg burgun Nikolla”, porositën qytetarët mbrëmë në protestë

Protesta ‘e çdoditshme’ para PSP-së, të cilët kërkojnë dorëheqjen e presidentit Gjorgje Ivanov dhe tërheqjen e vendimit për falje, edhe mbrëmë ka përfunduar qetë dhe pa asnjë incident, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Protestuesit mbrëmë destinacionin final e kishin para Qeverisë, por këtë herë nuk hodhën ngjyrë, por vetëm brohoritnin “Nuk e ke larg burgun Nikolla”, “Mafia në robëri”, “Dorëheqje” dhe “Do të jepni llogari”.

Disa protestues vizatuan yll në trotuar ku shruante “Ne jemi ylli laraman i BE-së”.

Qytetarët, si zakonisht protestën e filluan para PSP-së dhe pasi dhanë mbështetjen e tyre për punën që e bëjnë, u drejtuan kah godina e re e Agjencisë për audio dhe shërbime audio vizuale dhe Agjencina e rinisë dhe sportit.

Para objektit hodhën topa me ngjyrë ku paralajmëruan “Revolucionin e larmishëm”, që simbolikisht do të thotë se “Maqedonia po ngjyroset me liri dhe demokraci”. /Telegrafi/

Exit mobile version