Cristiano Ronaldo ka mohuar t’u ketë thënë tifozëve të Manchester Unitedit: “Nuk kam mbaruar”, pas fitores ndaj Brentfordit.
Superylli portugez, në fitoren e të hënës prej 3-0, e realizoi golin e 18-të sezonal në Ligën Premier duke shënuar nga pika e bardhë.
Djajtë e Kuq nuk do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve dhe është raportuar se 37-vjeçari do ta kërkojë largimin nga Old Traffordi në afatin kalimtar veror.
Tifozët e kanë cituar Ronaldon të ketë thënë para kamerës: “Nuk kam i mbaruar” duke sugjeruar se ai ka vendosur ta respektojë edhe vitin tjetër të kontratës së tij me Unitedin.
Megjithatë, futbollisti ka mohuar të ketë qenë ky rasti duke sqaruar: “Nuk e kam thënë atë”.
Cristiano, i cili i ka shënuar 24 gola në të gjitha garat prej se u kthye nga Juventusi në verën e kaluar, lidhet me një largim nga Old Traffordi, me Paris Saint-Germainin si destinacion potencial, ndërsa është përmendur edhe një rikthim i mundshëm te Real Madridi. /Telegrafi/