Site icon Telegrafi

Nuk e ka problem, Bebe Rexha thotë se i dashuri mund të mos jetë i famshëm

Bebe Rexha ka pasur një vit të suksesshëm me këngë të reja dhe koncerte gjatë gjithë 2018-tës.

Megjithëse ka pasur përparim në karrierën artistike, ajo ka ngecur paksa në jetën sentimentale.

Ajo vazhdimisht në rrjetet sociale e thekson faktin se është single dhe se do të dëshironte një të dashur.

Së fundi, biondina ka komunikuar me fansat përmes rubrikës “Ask me” të llogarisë personale në Instagram.

Pos pyetjeve se a është beqare, 28-vjeçarja vshtë pyetur nëse do të pranonte të kishte një takim me ndonjë mashkull, por që nuk është i famshëm.

Lexo po ashtu Bebe Rexha kërkon të martohet: Burrin im i ardhshëm, më gjej sa më shpejt

Artistja pa hezitim dhe pa menduar dy herë i ka dhënë përgjigje pozitive fansit duke i thënë “PO”.

Ndryshe, Rexha është duke punuar në këngë të reja muzikore që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/

Exit mobile version