I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”në Telegrafi ishte trajneri i njohur Ismet Munishi.
Në mesin e shumë temave që u diskutuan me Munishin, ai zbuloi se si nuk e harroi ish-klubin e tij Flamurtarin gjatë kohës sa ishte duke luajtur në Turqi.
Ai tregon se si në fakt i ndihmoi ata me mjete financiare duke ua blerë të gjitha pajisjet e nevojshme sportive.
“Ne ishim shumë të lidhur dhe vijnë Agim Hasani dhe Enver Prapashtica, unë gëzohem shumë, dëgjohemi në telefon edhe thonë kemi nevojë dhe unë u thashë hajdeni”.
“Unë iu thash nuk mund të dal me ble sepse kam angazhime por mjetet po ua jap dhe ju pastaj i shihni ato çfarë keni nevojë”.
“Me thënë të drejtën disa mjete ua pata dërgu edhe shokëve, trajnerëve të gjithëve dhe më vinte një kënaqësi që po arrita t’i ndihmoj klubit ku mora hapat e parë”, ka thënë Munishi.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Munishi i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix , Lasko dhe Pro Transport./Telegrafi/