Telegrafi

Nuk e dinte që dhoma e grimit ishte në transmetim direkt, këngëtares Semi Jaupaj i del gjoksi aksidentalisht në Big Brother VIP

Foto: Top Channel (+18)

Big Brother VIP po vazhdon të jetë shumë i komentuar për ngjarjet dhe dinamikën e personazheve brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Të premten u mbajt nata e spektaklit, ku banorët treguan se si kanë shkuar ditët e para të bashkëjetesës, duke folur në veçanti për simpatitë e para, por edhe zënkat me njëri-tjetrin.

E teksa po bëheshin gati dhe po rregulloheshin për të dalë para publikut, duket se një moment jo shumë i këndshëm u kap nga tele-kamerat në dhomën e grimit.

Foto: Top Channel (+18)

Bëhet fjalë për këngëtaren Semi Japuaj, e cila në mos-dijeninë e saj se ishte në transmetim, pa pritur zbërtheu mbulesën tek shpatullat, të cilat i zbuluan gjoksin.

Foto: Top Channel (+18)

Pamja u kap pa dashje nga regjia, e cila po transmetonte videon nga dhoma e grimit, me kërkesën e Arbanës për të përshëndetur këngëtaret Fifi dhe Semi Jaupaj, të cilat ishin vonuar duke u bërë gati.

Lexo po ashtu Aktorja tropojane i befasoi të gjithë me paraqitjen e ekspozuar në mbrëmjen e spektaklit të Big Brother VIP

Reagimi i Semit ka qenë i shpejt, por që duket të ketë pasur një moment sikleti, pasi nuk ka qenë në dijeni që pikërisht ajo kamerë ishte në transmetim direkt.

Foto: Top Channel (+18)

Prezantuesja e emisionit, Arbana Osmani, iu kërkoi dy vajzave që me shpejtësi të përfundonin makijazhin, në mënyrë që t’iu bashkoheshin banorëve të tjerë dhe të vazhdonin spektaklin. /Telegrafi/

(Videoja nga minuta 05:45)

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.