Site icon Telegrafi

Nuk e dinin se pranë tyre po notonin dy peshkaqen, pushuesit në një plazh në Spanjë bëjnë gjithçka për të dalë nga uji

Pushuesit në një plazh në Kataloni u tmerruan kur e kuptuan se kishin notuar pa e ditur se pak metra larg tyre po “sorollateshin” dy peshkaqenë në brigjet e Spanjës.

Pamjet amatore shfaqin dy peshkaqenë të kaltër duke lëvizur në ujërat e cekëta në një plazh në Portbou të rajonit të Katalonisë, transmeton Telegrafi.

Pushuesit filluan të ikin kur vërejtën peshkaqenët duke notuar pak metra larg tyre. Derisa disa arritën të dalin nga uji, të tjerët qëndruan mbi një platformë lundruese nga plastika.

Shfaqja e peshkaqenëve në plazhet e Spanjës janë bërë problem serioz këtë verë, pasi në masë të madhe po shfaqen duke notuar para pushuesve.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar, pavarësisht se u krijua një situatë kaotike ku të gjithë po bërtisnin dhe po bënin gjithçka për t’i shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/

Exit mobile version