Site icon Telegrafi

“Nuk e di pse nuk e bëri atë dhe jam i zemëruar”, Ancelotti flet për problemet me Modricin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është i zemëruar me futbollistin kroat Luka Modric për mos ekzekutimin e penalltisë për Los Blancos në ndeshjen e së premtes mbrëma kundër Celta Vigos në kuadër të xhiros së tretë të La Ligës.

Arsyeja pse Ancelotti u zemërua qëndron në faktin se Modric ia la penalltinë të riut Rodrygo, dhe braziliani e humbi atë, me portierin kundërshtar që lexoi goditjen e tij. Pas ndeshjes, trajneri italiane e bëri të qartë këtë nervozizëm.

“Hierarkia e penalltive është e njohur. Vinicius është i pari, dhe Modric është i dyti. Pasi Vini doli i dëmtuar më herët, dhe Modric ishte në lojë, atëherë penalltia duhej të merrej nga Luka”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Ai e di këtë dhe ai duhej ta merrte. Megjithatë, atë e bëri Rodrygo. Nuk e di pse e lejoi Modrici sepse jo vetëm e di që është goditës, por edhe i thash para kësaj penalltie që duhet të gjuaj. Lojtaret nuk vendosin se kush e ekzekuton penalltinë, unë e bëj!”, shtoi i zhgënjyer italiani.

Lexo po ashtu Ancelottin siç nuk e keni parë më parë, i ikën truri për një moment dhe tërbohet me yllin e Realit

Modric nuk e nisi këtë ndeshje në formacionin titullar, por hyri në lojë pesë minuta para penalltisë në vend të Aurelien Tchouameni. Dhe fakti që ai është në nankinë është ndoshta një nga arsyet pse ai nuk donte të gjuante penalltinë.

Gazetarët e pyetën menjëherë Ancelottin nëse ishte i zemëruar, sepse e kishin të qartë se çfarë fjalë kishte thënë.

Lexo po ashtu Ancelotti: Modric në Arabinë Saudite? Ai është i pakënaqur që nuk luan, por tashmë e ka vendosur

“E bëra. Sepse penalltia duhej të merrej nga Modrici dhe ai e di, por megjithatë Rodrygo e mori. Po e përsëris, edhe pse hierarkia dihet, dhe këtë herë i thashë Modricit përmes Valverdes se ai duhet të ekzekutojë penalltinë. Nuk e di pse nuk e bëri, por sigurisht që do të flasim për këtë në ditët në vijim”, përfundoi ai.

Sido që të jetë, Reali fitoi mbrëmë me rezultatin 1:0 dhe golin e vetëm për klubin mbretëror e shënoi Jude Bellingham në fund të ndeshjes. Ishte goli i tij i katërt në tre ndeshjet e luajtura këtë sezon dhe Reali i fitoi të tria. /Telegrafi/

Exit mobile version