Telegrafi

“Nuk e dëgjoi fare ofertën e Leicesterit, ndërsa Juventusi ia plotësoi dëshirën”- agjenti zbulon prapaskenat e transferimit të Matias Soule te Roma

Matias Soule mbylli transferimin e tij te Roma, ndërsa sot në një intervistë agjenti i tij konfirmoi se lojtari ‘nuk donte as të dëgjonte’ propozimin e Leicester City, ku në fund la të kuptohet se Juventusi duhej të shiste ‘për shkak të problemeve financiare’.

Argjentinasi e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Frosinone dhe bëri lëvizjen në “Stadio Olimpico” për shifrat e publikuara zyrtarisht nga Bianconerët për 25.6 milionë euro të pagueshme në katër këste, plus deri në 4 milionë euro bonuse të lidhura me paraqitjet.

“Ne vlerësuam shumë mundësi në merkato dhe kur kuptuam se Juventusi duhej të shiste Matiasin, për shkak të problemeve financiare dhe balancave, mes ofertave Roma ishte vendi i përsosur për të, me një stil futbolli që i përshtatet, një klub i madh që ka shumë argjentinas në historinë e tij, si Batistuta, Samuel dhe Balbo”, deklaroi agjenti Martin Guastadisegno për Retesport.

 

Nuk ishte sekret se Leicester City ishte shumë i etur për të nënshkruar me Soulé, pasi ata gjithashtu kishin ofruar një shumë të konsiderueshme dhe më të lartë për transferimin e tij.

“Kur mbërriti telefonata nga Roma, ai më tha të bëja gjithçka që mundja për ta realizuar. Ai as që donte të dëgjonte ndonjë propozim tjetër. Falënderojmë Juventusin që e dëgjoi djaloshin, dhe falënderimet më të mëdha për Romën, Daniele De Rossi, Souloukou dhe Ghisolfi që e donin atë me çdo kusht. Ai është shumë entuziast dhe dëshiron të tregojë veten”.

 

“Mund të zbuloj se në prill pamë Bayer Leverkusenin të luante në Olimpico. Ai u largua nga stadiumi dhe më tha se do të ishte e mrekullueshme të luaja këtu një ditë. Situata u shfaq më vonë, në fund të majit. Kur i thashë se tani ka bisedime, sytë e tij u ndezën dhe ai bëri gjithçka për të ardhur në Romë”, deklaroi agjenti i lojtarit. /Telegrafi/