Site icon Telegrafi

Nuk duket si 52 vjeçar – të gjithë të mahnitur me fizikun e Paolo Maldinit

Paolo Maldini e ka pushtuar internetin me fizikun e shfaqur në pushimet që po i kalon.

Legjenda e Milanit është aktualisht 52-vjeçar, mirëpo në shikim të parë ai duket shumë më i ri – ndoshta prej trupit tij tejet të formësuar.

Madini dhe bashkëshortja e tij Adriana Fossa po i shijojnë pushimet së bashku, derisa drejtori i Rossonerëve ka treguar muskujt e tij të dukshëm.

Foto: The Sun

Edhe pse është pensionuar që 11 vite nga futbolli, Maldini ka treguar se është në ditët e tij më të mira, e mund të thuhet se edhe disa lojtarë aktivë është normale t’i kenë zili.

Kujtojmë se legjenda italiane ka bërë 902 paraqitje për Milanin, duke fituar pesë Liga të Kampionëve, shtatë Serie A, pesë Kupa të Italisë dhe pesë Superkupa. /Telegrafi/

Foto: The Sun
Exit mobile version