Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë kryqëzuar Kim Kardashian-in, e cila duket të ketë ndërhyrë me ‘photoshop’ në imazhet e reja.
Gjatë javës së fundit, ylli i famshëm televiziv kaloi një kohë të madhe në Paris, Francë.
Në një postim të ri të shpërndarë në Instagramin e saj, Kim, 43 vjeçe, ka promovuar shtëpinë e modës, Balenciaga, teksa mori pjesë në sfilatën e Javës së Modës në Paris, më 3 mars.
Ylli i “Kardashians” u dha fansave një paraqitje të shkurtër para se të shfaqej në tapetin e kuq, ndërsa pozonte për foto brenda dhomës së saj magjepsëse të hotelit.
Kim u shfaq me një fustan të tejdukshëm të ngushtë dhe i kishte kthyer flokët në një bisht.
Më tej në deponinë e saj të fotografive, ajo ndau fotografi të saj në shfaqje – duke përfshirë një me aktoren e Hollivudit, Salma Hayek.
Megjithatë, fansat e kritikuan për transformimin e fotografive, duke theksuar se nuk duket ashtu në të vërtetë.
“Vajzë e dimë që nuk dukesh kështu”, tha një fanse.
Një tjetër tha: “Ajo e bëri veten të gjatë sa dera në fotografinë e parë”.
Kjo nuk është hera e parë që familja Kardashian kritikohet nga fansat për shkak të editimit të imazheve. /Telegrafi/