Site icon Telegrafi

“Nuk duhet të ndodhë më që një skuadër të fitojë Ligën Premier me mbi 100 pikë” – Guardiola tregon se çfarë kishte thënë pronari i ligës angleze

Pep Guardiola nuk kishte një fundjavë të mbarë pasi Manchester City pësoi humbje 2-0 në udhëtim te Tottenham Hotspuri.

Me këtë humbje nga Spurs, Citizens kanë mbetur 22 pikë mbrapa Liverpoolit që është shumë afër të fitojë titullin e Ligës Premier pas më shumë se 30 vitesh.

Guardiola e fitoi titullin me 19 pikë diferencë në sezonin e fundit, derisa ka zbuluar se për këtë gjë i ishte ankuar pronari i ligës angleze.

Tottenham vs Manchester City (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Dy sezonet e fundit, pronari i Ligës Premier tha se nuk duhet të ndodhte përsëri që një skuadër të fitonte titullin me 100 pikë”, ka thënë spanjolli.

“Tani është Liverpooli, ju duhet të shqetësoheni nëse jeni pronar i Ligës Premier”.

“Ata (Liverpooli) janë të pandalshëm. Kanë shumë pikë, ne kemi lëshuar pikë në ndeshjet e njëjta me ta. Madje edhe kur kemi luajtur në Anfield. Tani jemi duke luftuar për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar më tej Guardiola.

Lexo po ashtu Nëse Liverpooli i fiton gjashtë ndeshjet e ardhshme, Manchester City duhet t’i bëjë korridorin e nderit

Në këtë rrugë që po vazhdojnë, The Reds janë shumë afër ta thyejnë rekordin e Arsenalit si skuadër e pamposhtur gjatë një sezoni, pasi deri më tani kanë barazuar në vetëm një ndeshje.

Liverpooli duhet t’i fitojë gjashtë ndeshjet e radhës, për ta mbyllur garën për titull, e që korridori i nderit do t’u bëhej pikërisht kur do ishin mysafir të Manchester Cityt në ndeshjen e shtatë. /Telegrafi/

Exit mobile version