Pas ushqimit me shishe, shumica e prindërve e marrin fëmijën në krahë në pozitë vertikale, e mbështesin mjekrën e tij në krahët e vet dhe presin që bebja të tretë qumështin e konsumuar me gogësitje të zëshme.
Mirëpo, shkencëtarët gjermanë konsiderojnë që kjo praktikë do të duhej ndërprerë, sepse është e panevojshme.
Mbajtjen e fëmijës në krahë në atë mënyrë që stomaku t’i jetë në pozitë vertikale nuk i zvogëlon gjasat që do të vjellë, transmeton Telegrafi.
Në atë pozitë vetëm sa do të ndotë rrobat në pjesën e krahëve, konstatojnë ekspertët në një artikull të botuar në numrin e prillit të revistës gjermane ”Eltern”.
Shkencëtarët porosisin që fëmijën duhet në mënyrë të qetë ta mbani në duar në të njëjtën pozitë gjysmë horizontale, sepse organizmit të vogël nuk i nevojitet ndihma me rastin e lirimit të tepricës së ajrit të cilin e ka përpirë gjatë ushqimit me qumësht nga shishja.
Refluksi, ndodh kur përmbajtjet e stomakut kthehen mbrapsht në ezofag gjatë ose pas ushqyerjes dhe, kjo te bebet nuk mund të shmanget; është dukuri normale duke pasur parasysh që muskuli sfinkter i cili gjendet midis lukthit dhe ezofagut akoma nuk është plotësisht i zhvilluar.
Shkencëtarët gjithashtu shtojnë që edhe qumështi i cili do të “villet” menjëherë pas racionit është pH neutral, për dallim nga vjellja, andaj nuk do të irritojë gavrën e gojës as ezofagun e bebes. /Telegrafi/