Site icon Telegrafi

“Nuk duam të ndalemi këtu”, Pioli i lumtur me kalimin e Milanit në gjysmëfinale

Stefano Pioli e ka çuar Milanin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por kujton se ku nisi gjithçka në raundet paraprake të Ligës së Evropës, para gati tri viteve, ku të gjithë i cilësonin të dobët.

Kuqezinjtë patën një epërsi 1-0 në ndeshjen e parë për të mbrojtur dhe shtuan avantazhin kur Rafael Leao dha një asistim për golin e Olivier Giroud.

Giroud kishte nevojë për atë gol, pasi kishte parë më herët penalltinë e tij të pritet nga portieri i Napolit, Alex Meret, një fat që pati edhe Kvicha Kvaratskhelia më vonë.

Goditja me kokë e Victor Osimhen ishte shumë vonë për t’i kthyer gjërat dhe Milani është kthyer në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga ngritja e trofeut në 2007.

Lexo po ashtu Milani eliminon Napolin nga Liga e Kampionëve në ndeshjen dramatike në stadiumin "Diego Armando Maradona"

“Ne e mbajmë mend mirë se ku nisi rrugëtimi ynë evropian kundër Rio Ave. Të gjithë menduan se ne ishim jo favorit, por ne kemi një zemër të madhe, e donim këtë me gjithçka që kishim dhe unë i përgëzoj djemtë e mi”, ka thënë fillimisht Pioli pas ndeshjes.

Milani ka të ngjarë të përballet me rivalët e tyre të qytetit, Interin, në një derbi evropian gjatë gjysmëfinales, pasi Nerazzurrët kanë një epërsi 2-0 nga ndeshja e parë me Benficën.

“Do të dukej kështu, pasi Interi e fitoi mirë ndeshjen e parë. Këto do të jenë dy përballje të tjera të vështira, emocionuese dhe të mrekullueshme në Ligën e Kampionëve. Ne kemi bërë shumë dhe nuk duam të ndalemi tani”.

Lexo po ashtu Napoli 1-1 Milan, nota e Amir Rrahmanit dhe lojtarëve të tjerë

“Mendoj se avantazhi i vogël i 1-0 në ndeshjen e parë na ndihmoi në një kuptim dhe na bllokoi në një tjetër. Zgjodhëm, duke pasur parasysh që Osimhen ishte aty, të mbrohemi pak më thellë dhe të mos i lejojmë ato hapësira ku mund të jetë shkatërrues”.

“Duhet ta kishim kaluar më mirë në pjesën e dytë, por shumë prej këtyre lojtarëve as që e kishin menduar kurrë të afroheshin kaq afër gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Pashë një sakrificë të madhe nga lojtarët e mi, i besuam njëri-tjetrit dhe mënyrën tonë të të luajturit futboll për të kapërcyer një ekip të madh si Napoli që na shkaktoi probleme në të dyja ndeshjet. E fituam me zemër, energji dhe besim”.

“Jam i lumtur për tifozët tanë, të cilët na mbështetën mbi të gjitha kur gjërat nuk shkonin mirë dhe ne jemi krenarë që kemi tifozë të tillë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

 

Exit mobile version