Aktiviste të shoqërisë civile po marshojnë sheshit të Prishtinë me rastin e 8 Marsit, Ditës ndërkombëtare të Gruas, për të kërkuar të drejta të barabarta.
Në marshin e organizuar me rastin e 8 Marsit, u tha se gratë me këtë marsh po avokojnë për të drejtat e tyre.
“Marshojmë, nuk festojmë”, “Trupi im, zgjedhja ime”, “Kundër seksizmit”, “Gratë punojnë”, “Nuk duam lule, por duam vulë”, ishin pankartat e grave që sot protestuan. /Telegrafi/