Site icon Telegrafi

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Pas leximit të zarfit të fundit nga Valixhja e Tundimeve, Gjesti është përballur me një vendim të rëndësishëm.

Ai duhet të përzgjidhte disa ish-banorë që do të riktheheshin në shtëpi dhe do të bëheshin sërish pjesë e garës.

Ky zhvillim nuk i ka pëlqyer aspak Gjestit, i cili është shfaqur i irrituar dhe ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij, duke thënë se nuk dëshiron t’i shohë më me sy ish-banorët që janë eliminuar dhe se nuk pranon një rikthim të tillë në lojë.

Në përpjekje për ta qetësuar, Gerta ka ndërhyrë për t’i shpjeguar se kjo është pjesë e lojës dhe se duhet ta pranojë si një sfidë strategjike.

Lexo po ashtu Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Megjithatë, Gjesti ka vazhduar të këmbëngulë se një vendim i tillë e ka zhgënjyer dhe madje ka kërcënuar se do të largohet nga shtëpia nëse i imponohet diçka e tillë.

Ky moment ka shkaktuar debat mes banorëve dhe ka ngritur pikëpyetje mbi vendimin e tij për të vijuar garën. A do ta mbajë fjalën Gjesti apo do të gjejë një mënyrë për ta përballuar këtë sfidë? /Telegrafi/

Exit mobile version