Hip hop ylli, Majk, ka shënuar suksesin e radhës dhe atë me storien e tij personale.
Ajo që ai tha se është tregim i tij jetësor, e shndërroi në një klip mjaft të bukur.
Me muzikë nga Cricket dhe me videoklip nga Entermedia, Majk bëri për vete adhuruesit me këtë projekt.
Vetëm 178 persona nuk e pëlqyen këtë projekt, duke e bërë këtë një prej këngëve më të pëlqyera të reperit në karrierë.
Tashmë për 10 ditë projekti ka mbi dy milionë klikime dhe vet Majk është shprehur krenar për këtë sukses në rrjetet sociale.
Aktualishte reperi është ‘single’ dhe në pritje të lansimit të projekteve tjera muzikore. /Telegrafi/