Andrea Pirlo ka thënë se Juventusi akoma beson se mund ta fitojë Scudetton, përkundër se ka mbetur prapa në garën për titull.
Barazimi (1-1) ndaj Hellas Veronas e ka lënë Zonjën e Vjetër dhjetë pikë prapa liderit Inter, megjithëse ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Të martën, Bianconerët luajnë kundër Spezias dhe objektivi janë tri pikët dhe këtë e ka bërë të qartë trajneri.
“Do të jetë ndeshje e rëndësishme për ne, sepse duhet të vazhdojmë luftën për Scudetto. Duhet të zhvillojmë një ndeshje intensive që nga minuta e parë”.
“I kemi analizuar gabimet dhe do të përpiqemi që të shmangim përsëritjen e tyre”, ka thënë Pirlo në konferencën për shtyp. /Telegrafi/