Jennifer Lopez duket e gatshme për të vazhduar jetën e saj pas kërkesës për divorc nga Ben Affleck.
“Ajo po bën më të mirën që mundet”, thotë një burim i afërt me këngëtaren për revistën People.
“Ishte jashtëzakonisht e vështirë për të që Ben vendosi të hiqte dorë nga martesa dhe të vazhdonte jetën e tij, duke e lënë pas atë. Ajo nuk donte një divorc. Ajo donte t’i zgjidhte gjërat. Ata e duan njëri-tjetrin”, ka thënë një burim.
“Pas dorëzimit të kërkesës për divorc, ajo duket e lehtësuar. Familja dhe miqtë e saj bien dakord se ishte vendimi i duhur. Është e rrethuar nga shumë dashuri dhe mbështetje. Do të jetë mirë. Ajo është e fortë dhe gjithmonë del fitimtare”, shton më tej burimi.
Si për kujtesë, Lopez bëri kërkesë për divorc për dy vjet në Los Angeles të martën, më 20 gusht, që përkon në përvjetorin e Affleck dhe martesën e saj në Riceboro, Georgia në vitin 2022.
Divorci erdhi pas muajsh spekulimesh për problemet e tyre në martesë.
Së bashku me dokumentet e divorcit, Jennifer paraqiti edhe një kërkesë për të ndryshuar mbiemrin e saj.
Edhe pse të gjithë e njohin prej dekadash vetëm si Jennifer Lopez, prej vitesh ajo nuk quhet e tillë. Gjegjësisht, këngëtarja mori mbiemrin e Benit, kështu që emri i saj ligjor ishte Jennifer Lynn Affleck për dy vitet e fundit.
Dyshohet se problemet kanë nisur tashmë në muajin e tyre të mjaltit në Liqenin e Komos, Itali. /Telegrafi/