Angel Di Maria është rikthyer te Benfica pasi kaloi 13 vite duke luajtur për skuadra më prestigjioze evropiane. Ai vendosi të zgjedhë dashurinë për futbollin dhe ekipin në vend të parave.
Në një intervistë për B24PT , drejtori sportiv i Benficas, Rui Costa, ka treguar se si ka qenë negocimi me argjentinasin.
“Di María nënshkroi kontratën e tij një muaj para se të vinte në Benfica. Ai nuk donte të dëgjonte asgjë tjetër kur mori vesh se klubi donte ta përfshinte”.
“Paga e Di Marías nuk kalon kufirin e pagës, ai erdhi pa asnjë bonus nënshkrimi”.
“Ai nuk donte të dinte se sa do të ishte rroga e tij, nuk kërkoi as një euro më shumë se sa ishim të gatshëm t’i ofronim. Më tha: Unë dua shumë të luaj sërish për Benfican për çfarëdo rroge që të më japin”, ka treguar Rui Costa.
Gjatë kohës së tij të parë me ekipin portugez, sulmuesi mori pjesë në 121 ndeshje, duke shënuar 15 gola dhe duke dhënë 28 asistime.
Ai luajti te Real Madridi, Manchester United, Juventus dhe PSG. /Telegrafi/